Një vizitë në shkollën tonë

Shkollën tonë e vizituan sot 20 drejtorë të shkollave bioteknike nga disa qytete të Republikës së Sllovenisë.
Drejtori i shkollës sonë z. Konstantin Vasilevski, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, u uroi mirëseardhje të ftuarve dhe i njohu me përmbajtjet e shkollës, si dhe me planprogramet sipas të cilave realizohet edukimi i nxënësve tanë.
Me drejtorët nga Sllovenia u shkëmbyen përvoja me shpresën se bashkëpunimi i mëparshëm i ndërsjellë do të përmirësohet në periudhën e ardhshme me projekte të reja të përbashkëta.

< >
<
>